Lajme

Ish-drejtori i ATK’së e përfshinë Kryeministrin në një rrjet kriminal të fshehjes së tatimeve dhe punësimeve familjare

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 17 October 2020

Ish-drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se në dijeni të ish-drejtorit të ATK-së dhe ish-ministrit të Financave, tanimë, kryeministër Avdullah Hotit janë bërë favore të bizneseve dhe për miliona euro të pa mbledhura. Për këtë tha se janë te njoftuara organet e drejtësisë, dhe se pret fjalën e tyre të fundit.

“Kemi pasur një dyshim për rrjet kriminal në dijeni të drejtorit të atëhershëm dhe ish-ministrit të Financave, tani kryeministër, kjo sigurisht është adresuar nga ana ime me ardhjen në detyrë tek organet e drejtësisë. Është vazhduar me mos trajtim të barabartë të bizneseve. Kemi 7200 biznese për tre vite radhazi që kanë realizuar qarkullim 3,5 miliardë euro pa asnjë pagesë”, theksoi ai.

Myrtezaj tha se në kohën e ish-ministrit të Financave, Avdullah Hotit është lejuar edhe nepotizmi.

-Advertisement-

“Kryeministri i vendit e dinë edhe për personat që i ka punësuar në kohën sa ishte ministër… Ka persona brenda ATK-së të cilët e kanë vendin në burg”, ka shtuar ai.

Për këtë sipas tij thotë se është bërë pengesë për kryeministrin, dhe është shkarkuar në mes të natës.

Ai përmes një konference për media theksoi se vendimin për shkarkimin e tij e ka pranuar mbrëmë pas orës 19:00.

Ai tha se objektivë e tij ka qenë llogaridhënia, përmirësimi i kualitetit të punës, reformimi i funksionit të sistemit të borxheve dhe rimbursimit, ku sipas tij në këtë periudhë sipas tij ka pasur përgjysmim te rimbursimit.

“Unë nuk kam bërë kërkesë për lirim të detyrës. Nga ministrja nuk kam pasur asnjëherë ndonjë kërkesë për punën e ATK-së. Përvec kërkesave për të ushtruar presion dhe për të mbrojtur interesat e tyre, që të mbrojmë shkeljet e ligjit që janë bërë në atë kohë”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera