Ish-doktori i UÇK-së nuk arrin që të bëhet deputet
Autori: Gazeta inFokus
11:48 | 20 February 2021
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fitim Selimi nuk ka arritur që të marr votat e nevojshme për t’u bërë deputet.
Selimi përmes një postimi ka bërë të ditur që nuk do jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
“Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë. Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Fitim Selimit:
Të nderuar miq!
Përkrahës dhe votues të dashur !Procesi zgjedhor që rezultoi nga një qeverisje e viteve të fundit e cila kulmoi me pakënaqësi qytetare të artikuluar nëpërmjet subjekteve politike që u bënë pjesë e këtij projekti, nxori dhe rezultatet e përafërta.
Me Ju të nderuar, nëpërmjet kontakteve direkte dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit, diskutuam arsyeshmërinë dhe nevojën e rimëkëmbjes politike dhe institucionale të vendit, që do ta ketë për qëllim ndertimin dhe forcimin e shtetit në të gjithë lëmenjtë. Pavarësisht që përkrahja nuk ishte e nivelit numëror për të më renditur në listën e përbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndjej obligimin tim njerëzor, kombëtar e politik të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ju përkrahësit e mi në këtë proces, në cilësinë e kandidatit të PDK- së!
Besimi dhe përcaktimi Juaj për mua është në rend të parë përcaktim cilësor i filtruar e i liruar nga çdo lloj përbërje që dëmton idenë e njerëzve më të ndershëm të këtij vendi për ta bërë Kosovën të tillë çfarë e duam. Për më tepër, ju përkrahës të mi, bëtë veprimet aktive për ta ruajtur përcaktimin edhe në terrenin praktik e tipik rrethanor konkurrues si dhe në ate të frymës së revoltës qytetare duke ruajtur suazën e mendimit e vlerësimit real. Besimi dhe vota juaj më trimëron e motivon edhe më tutje të investoj vetën dhe të tëra mundësitë e mia, me sinqeritetin e qëndresën që ju përfaqësoni.
Jam i sigurtë që ju përbëni substancen themeltare të lirisë e ndërtimit të këtij vendi. Thellësisht dhe sinqerisht krenar dhe i njësuar me Ju!
Fitim Selimi
Të tjera
-
Avokati i Popullit: Dhuna në familje është në rritje, ky vit do të jetë për mbrojtje nga diskriminimi
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka prezantuar sot dy raporte me rek...
-
Zeka paralajmëron arrestime: Arigoni i videos për vjedhje votash në QNR hyri me bexh të falsifikuar, përmes zyrtarëve të lartë politik
Ish-deputeti Milaim Zeka ka paralajmruar arrestime në lidhje me skandalin e v...
-
Nis ceremonia për nisjen e ushtarëve të FSK-së në mision paqeruajtës
Ka nisur ceremonia e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Koso...
-
Rrokulliset një veturë në Prizren
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në Prizren. Nuk dihet nëse ...
-
Adrijana Hoxhiq dorëzon ankesë në Supreme, paralajmëron se s’do të ndalet me kaq
Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka d...
-
Qeveria Hoti del me vendim të ri pas sulmeve kibernetike
Qeveria e Kosovës në detyrë ka marrë disa vendime në mbledhjen e 68 me radhë....
-
Dhurata e veçantë që mori Vjosa Osmani nga vajzat për 8 Mars
Më 8 Mars, u shënua Dita Ndërkombëtare e Gruas. Me këtë rast për gratë nuk...
-
Mblidhet qeveria Hoti, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 68-të me radhë ku ka marrë...
-
Kush do ta zëvendësojë Meliza Haradinajn-Stubllën në pozitën e ministres?
Qeveria në detyrë akoma s’ka vendosur se kush do ta zëvendësojë Meliza Haradi...
-
Qeveria Hoti akoma pa vendim për zëvendësimin e Meliza Haradinajt si ministre e MPJD-së
Drejtoresha e Zyrës së Komunikimit me Media të Qeverisë, Antigona Baxhaku tho...
-
LAJMI I FUNDIT: Do të rinumërohen edhe këto vendvotime
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë një vendim ët ri në bazë ...
-
Nushi: Pallati i Rinisë dhe 13 shtëpizat në “Gërmi” të gatshme për pacientët me COVID-19
Nënkryetar i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se kjo komunë është e g...