Lajme

Ish-diplomati serb: Serbisë i ofrojnë tregti ku perëndimi është fitues i dyfishtë – kurrë nuk do ta pranoja Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 04 May 2021

Kryetari i Forumit të Beogradit dhe ish-diplomati dhe ministri në SRJ, Zhivadin Jovanoviç, ka deklaruar në emisionin “Çirilica” se kurrë për jetë nuk do të pranonte Kosovën, Serbisë i ofrojnë tregti, ku perëndimi do të jetë fitues i dyfishtë, shkruan “Novosti”.

“Kurrë për jetë nuk do të pranoja direkt apo indirekt Kosovën, për shkak se me këtë dalim nga terreni i raporteve të rregulluara juridike ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Jovanoviç ka deklaruar se frikësohet që perëndimi po ofron tregti në të cilin ai (perëndimi), do të jetë fitues i dyfishtë.

-Advertisement-

Bëhet për spital prishtinasja, i dashuri e rrëmbeu dhe rrahu

“Perëndimi dëshiron të fitojë Kosovën për qëllime të saj gjeo-politike të kërcimit drejt kufijve rus dhe të marrë ekonominë tonë”- u shpreh ai në TV Hepi.

Ai ka shtuar se Kosova është pjesë e pashkëputshme e Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera