Ish-deputetja e PDK’së mbetet jashtë Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 20 February 2021
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili nga PDK’ja ka njoftuar se ka nuk ka arritur votat e mjaftueshme që të jetë deputete.
Ajo tha se punën e saj me qytetarët për të drejtat e njeriut, do t’i vazhdojë jashtë Kuvendit.
“Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zbrapsur. Përkundrazi! Punët e dobishme në parlament dhe komision për të drejta të njeriut, do t’i vazhdoj tutje, me ju, pranë jush, asnjëherë papushuar”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Një betejë e humbur për mua nuk është një luftë e humbur. Një kauzë e papërmbushur, nuk është kauzë e shuar. Një amanet i parealizuar për mua nuk është një përpjekje e zbrapsur. Përkundrazi!
Të dashur,
Ndërtimi i ëndrrës për një Kosovë me të ardhme më të mirë asnjëherë nuk ka pushuar dhe nuk do të pushojë as tash. Çdo ditë luftën tonë ndaj të keqes do ta mbushim me ide dhe plane. Do të dëshmojmë krahas kësaj se jemi me ju, edhe pse privilegjet e disave janë humbur. Materializmi nuk e ka mbajtur apo forcuar kauzën tonë, por fisnikria dhe sinqeriteti dhe fakti që jemi në anën e drejtë të historisë.
Punët e dobishme në parlament dhe komision për të drejta të njeriut, do t’i vazhdoj tutje, me ju, pranë jush, asnjëherë papushuar.
E juaja,gjithmonë!
Besa
Të tjera
-
Këto raste të rëndësishme po i hetonte prokurori që vdiq sot
Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2....
-
LVV-ja me qindra mijëra vota para PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë gjithsej 146...
-
Këto parti nuk morën asnjë votë nga diaspora
Lista Serbe nuk ka marrë as edhe një votë nga votat me postë, shkruan Gazeta ...
-
Përfundimtare: Ky është numri i deputetëve që morën partitë
Vetëvendsoje merr 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës pas përfundimit të numëri...
-
Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka luksin t’i zgjedh përparësitë
I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha...
-
Totali i votave të LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit
Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në total d...
-
PDK përmbys rezultatin për vendin e dytë
Tashmë ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë vendit, dhe partia e parë k...
-
LAJMI I FUNDIT: Kaq deputetë i fiton Vetëvendosje
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve...
-
Përfundon numërimi i votave të diasporës, kaq përqind mori Vetëvendosje
Ka përfunduar numërimi i votave të dërguara me postë në QNR. VV ka marrë m...
-
Vdes prokurori që hetonte vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit
Ka ndërruar jetë, Enver Krasniqi nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Lajmin...
-
Murat Jashari vdiq në QKUK
Ka vdekur Murat Jashari, i dënuar për tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit. ...
-
Ja kush ishte Murat Jashari që vdiq pak më parë
Murat Jashari, i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi ka ...