Lajme

Ish deputetja e LVV-së dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 400 euro gjobë

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 March 2021

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina është dënuar me 6 muaj burg me kusht dhe 400 euro para për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës sa ishte pjesë e partisë tani në pushtet, shkruan Gazeta inFokus.

Për të njëjtën vepër penale deputetja tjetër e cila në atë kohë ishte pjesë e VV-së dhe hodhi gaz lotsjellës në Kuvend,Aida Derguti u dënua me vetëm 200 euro ndërsa po ashtu edhe Donika Kadaj Bujupi ishte dënuar vetëm me 200 euro./Gazeta inFokus/

LEXO EDHE: Gjykata dënon Aida Dërgutin e Donika Kadajn për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera