Lajme

Ish deputetja e LDK-së: Albini, po “vdes” nga meraku të bëhet një “Zelensky”, por Kosovës nuk i duhet të bëhet Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 12 August 2022

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli ka folur për deklaratat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e i cili në disa mediat të huaja ka thënë se Kosova rrezikohet nga një luftë e re.

Tërmkolli ka shkruar në “Facebook” se Albini, po “vdes” nga meraku të bëhet një “Zelensky”, por Kosovës nuk i duhet të bëhet Ukrainë.
“Boll me retorikë të luftës, jo se ajo nuk mund të ndodhë por sepse retorika boshe nuk zgjidhë asgjë’, ka shkruar ndër të tjera Tërmkolli.

Reagimi i plotë:

Po qe i zoti, veç tjerash, bëje edhe një bazë ushtarake në veri të vendit, në bashkëpunim me NATO-n (KFOR-in), në funksion të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit. Kjo, pas sulmeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës e sidomos pas kërcënimeve të Vuçiqit për vrasje të serbëve, gjë që mund ta bëjnë ashtu si’ç e kanë bërë shumë herë gjatë historisë, duke vrarë vetë serbë, përfshirë rastin “Panda” gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të përligjur luftëra, masakra, spastrim etnik e gjenocid kundër shqiptarëve.
Ajo që është urgjente dhe esenciale, është një marrëveshje finale me Serbinë me njohje reciproke, në fillim, në qendër e në mbarim të saj.
Tjerat janë përralla me shumë dëme dhe “luftëra” pa fund për “stikersa”.

Të tjera