Lajme

Ish-deputeti shqiptar: Të kemi marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiqi të marrë pikë

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 28 September 2021

Në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se është e rëndësishme që të punohet që vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë.

Ai tha se duhet pasur marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiçi të marrë pikë se ulet me Ramën dhe është djali i mirë i Ballkanit, duke kritikuar liderat e Kosovës.

“Është e rëndësishme që të punohet që vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Është fat që presidenti Biden që ka një lidhje emocionale me Kosovën. Duhet të përfitojmë nga ky moment kaq dashamirës, sepse vëmendja mund të shkojë drejt Azisë”, ka thënë Bumçi, raporton Oranews.

-Advertisement-

“Sigurisht që duhet të kemi marrëdhënie me Serbinë, por jo Vuçiçi të marrë pikë se ulet me Ramën dhe është djali i mirë i Ballkanit, duke kritikuar Haradinaj, Kurtin dhe politikanët e Kosovës se po izolohen. Prandaj Vuçiç thotë pse po më kritikoni mua kur Rama po kritikon lideret kosovarë”, ka deklaruar Bumçi, transmeton Gazeta Infokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera