Rozë

Ish-deputeti shqiptar shpërthen ndaj Ronela Hajatit dhe Encës: Shisni trupin për..

Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 12 May 2022

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dritan Bici ka bërë deklarata të ashpra drejt dy këngëtareve shqiptare, Enca Haxhias dhe Ronela Hajtit, përfaqësueses së vendit tonë në Eurovision.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici shprehet se dy këngëtaret shqiptare dalin në skenë për të ekspozuar trupin e tyre dhe më pas janë në pritje të pazarit.

Më tej ai i është rikthyer edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit ku sipas tij në atë periudhë është përjetuar arti i vërtetë.

-Advertisement-

“Pse ti Enca e di veten artiste? Ju dilni në skenë apo ca klipe sa për të ekspozuar trupin tuaj, pastaj jeni në pritje të pazarit.

Pastaj me lekët që bëni me shitjen e trupit ndërtoni marketingun elektronik, bëni klipe ekstravagante. Artistët e vërtetë po vdesin në mjerim, ashtu si kanë vdekur piktorët e mëdhenj, muzikantët e famshëm.

Të paktën ne që kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi përjetuar edhe artin e vërtetë.

Aktorë, muzikantë, piktorë, skulptorë, këngetarë, dirigjentë apo valltarë të vërtetë ka pasur shumë ajo kohë dhe që sot janë pjesë e pasurisë kombëtare të kulturës, por fatkeqësisht po vdesin në mjerim matrial.

Ju Enca e Ronela jetoni në bollëk matrial por në boshllik shpirtror”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera