Lajme

Ish deputeti i LDK-së përkujton Presidentin historik Ibrahim Rugovën

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 21 January 2018

Ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka përkujtuar me dhembje dhe krenari 12 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugovën. Salihaj përmes një statusi në Facebook tha se Rugova ishte njeriu që i dha rrugë pavarësisë së Kosovës.

Ai përmendi një thënie që ka thënë miku i madh i Kosovës, Riçard Hollbruk. Me këtë rast, ai ka thënë se “Pavarësia e Kosovës është e paimagjinueshme pa këmbëngulësinë e Rugovës”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Sot e përkujtojmë me dhembje dhe krenari të pakufishme njeriun që i dha rrugë pavarësisë së Kosovës dhe shpresë këtij populli.

Pavarësia e Kosovë është e paimagjinueshme pa këmbëngulësinë e Rugovës-pat thënë miku i madh i Kosovës Riçard Hollbruk.

Sot na mungon më shumë se kurrë. Kosova pa Ty President nuk u bë ashtu siç dëshironim ne! .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera