Lajme

Ish-deputeti i VV-së: Kurti nuk jep dorëheqjen, i bën ftesë opozitës për shpërbërjen e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 02 April 2024

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli foli për situatën politike në Kosovë. Ai u ndal të kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku tha se ky i fundit nuk dëshiron të japë dorëheqjen, por i bën ftesë opozitës për shpërbërjen e Kuvendit.

Më tej tha se Kurti kërkon t’ia lejë përgjegjësinë Kuvendit të Kosovës, dhe të duket sikur është dorëzuar.

“Sa i përket unitetit transatlantik ai do të vazhdojë të mirëmbahet për shkak të luftës në Ukrainë nga administrata aktuale e Biden. Kjo do të vazhdojë deri në zgjedhjet ën BE dhe në SHBA. Dallimi ndërmjet situatës para 4 vitesh është që Kurti e di që opozita nuk ka kapacitetet, është duke ndjekur një strategji tjetër. Nuk dëshiron të japë dorëheqje, por i bën ftesë opozitës që zgjedhjet e parakohshme të vijnë përmes shpërbërjes së Kuvendit, në një farë mënyrë përgjegjësinë dëshiron t’ia lë Kuvendin dhe jo të lërë përshtypjen se është dorëzuar. Kurtyi kërkon ta bëjë me përgjegjësi Kuvendin dhe jo veten. “, tha ai për ABCnews.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera