Fokus

Ish-deputeti i NISMA-s: Gjatë ka zgjatë Qeveria Hoti duke qenë Rambo e AAK faktor

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 09 September 2020

Ditëve të fundit është diskutuar shumë për jo stabilitet në partnerët e koalicionit.

Madje edhe nga vet zyrtar të AAK-së u tha që ekzekutivi i drejtuar nga Avdullah Hotit, shpejtë mund të bije, shkruan Gazeta Infokus.

Por, ish-deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, për këtë punë fajtor po e lë AAK-në e Ramush Haradinajn.

-Advertisement-

Kjo në një përgjigje që Berisha i dha një qytetari në statusin ku Berisha e akuzonte Albin Kurtin se po i hipnotizon njerëzit.

Megjithatë, statusin bashkë me komente, Berisha e ka shlyer menjëherë, por që Gazeta Infokus ka arritur që të mbaj dëshminë e komentit që ka bërë Berisha.

“hahaha ti shoku e njeh Rambon, gjatë ka zgjatë kjo qeveri duke qenë AAK dhe ai faktor”, thuhet në përgjigjen që Berisha i ktheu një qytetari i cili e pyeti për deklaratat e kreut të AAK-së Ramush Haradinajt./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera