Ish-deputeti i LVV-së: Kurti ka acaruar raportet me SHBA-në, të ndryshojë relacionin, ose të shkojë në shtëpi
Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 13 July 2022
Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi, thotë se Albin Kurti më shumë dëshiron afrim me Evropën dhe Gjermaninë se me Amerikën.
“Gjermania është shtet shumë i mirë dhe mik i Kosovës, por ajo nuk ka fuqi politike. Ajo nuk mund të na liberalizojë as vizat. Amerika është ajo që e ka çlirua Kosovën dhe ka sjellë pavarësinë e Kosovës. Unë nuk e shoh Evropën shpëtimtare të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit.
Krasniqi ka kritikuar Kurtin në raport me marrëveshjen për energjinë me MCC-në amerikane.“Po të ishin të mira bateritë, Amerika do t’i mbante ato për vete. Amerika nuk e ruan energjinë në bateri”.Ai thotë se takimet e Kurtit në SHBA nuk ishin të dinjitetshme.
Kjo ka ndodhur pasi që Albin Kurti ka acaruar raportet me Amerikën. Kosova dhe SHBA kanë raporte në nivelet më të ulëta. Nëse ambasadori i SHBA-së takon shpesh Kurtin kjo nuk do të thotë se raportet janë të mira”, shtoi Krasniqi.
Ish-deputeti thotë se është fat që Kosova është bërë shtet pasi sipas tij të njëjtin fat nuk e kanë pasur edhe disa popuj tjerë.
“Amerika e ka ngrehë zhag Evropën për ta bombarduar Serbinë. Kurdët janë disa milionë e nuk bëhen shtet. Baskët janë populli më i vjetër në Evropë e nuk kanë shtet”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi ka kërkuar ndryshime thelbësore në raport me Amerikën.
“Qeveria duhet të ndryshojë urgjentisht relacionin me Amerikën, ose të shkojë në shtëpi. Qytetarët duhet ta kuptojnë se pa Amerikën ne nuk mundemi me ekzistua si shtet. Relacionet me Amerikën janë duke u degraduar”, deklaroi Krasniqi.
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...