Lajme

Ish-deputeti i LVV-së: Kurti i rrezikshëm – të rregullohen raportet me SHBA ose të rrëzohet Qeveria

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 14 July 2022

Ish-deputet nga radhët e LVV-së, Florin Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën në vend të SHBA-së.

“Unë kam ardhur këtu për t’iu kërkuar falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje. Unë u kërkoj falje, se nuk e kam ditur që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”.

-Advertisement-

Kështu është shprehur Florin Krasniqi në “Debat Plus”, teksa ka shtuar se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka krijuar një bindje të gabuar se Kosova duhet të afrohet me Gjermaninë dhe Evropën.

“Gjermania është shtet i begatë ia kemi pa hajrin, por është i dobët politikisht, as vizat s’po mundet të na heqë. Unë s’jam kundër saj dhe relacionit me Kosovën, por relacioni me Evropën është i nevojshëm, e me Amerikën i shenjtë”, ka thënë ai.

Lidhur me vizitën e fundit të Kurtit në SHBA, Krasniqi ka thënë se Kurti kishte takuar njerëz më të rëndësishëm përgjatë kohës kur ai ishte përkrah tij.

“Njerëz më të rëndsishëm ka takuar kur ka qenë me mua e Visar Ymerin sesa kur ka qenë tash. Kryeministri i Kosovës duhet të takohet me njerëz në State Departament dhe Pentagon ”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se kjo vizitë është shembulli sesi Kurti ka acaruar mardhëniet me SHBA-të.

Duke e cilësuar Kurtin si “të rrezikshëm”, ai ka thënë se Kosova është duke injoruar Amerikën, gjë e cila sipas tij, nuk guxon të ndodhë.

Teksa tregon se sa i zhgënjyer është me punën e deritanishme të Kurtit, ish-deputeti i LVV-së ka thënë se pritshmëritë e tij ndaj Kurtit ishin më të mëdha.

“Kosovës i duhet një lider i fuqishëm, i përkrahur nga miqtë tanë”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera