Fokus

Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli bie viktimë e “Jurgen Klopp”

Autori: Halil Berisha 21:32 | 07 September 2019

Fitorja e sotme e Kosovës ndaj Çekisë në Prishtinë gëzoi të gjithë.

E këtë nuk hezituan ta shprehin edhe nëpër rrjete sociale.

Por, si duket, ish-deputeti i LDK-së dhe kandidati i tanishëm për deputet i kësaj partije, Haxhi Avdyli, iu gëzua edhe një gjëje tjetër, por, që nuk ishte e vërtetë.

-Advertisement-

Një profil në Facebook me emrin e trajnerit gjerman të Liverpoolit, Jurgen Klopp, po që është i rremë, bëri një postim për këtë lojë.

Aty thuhej se pot ë pyetej ai se çfarë është futbolli do t’i tregonte një fotografi ku shihen kosovarët gjatë vitit 1997 dhe do të thonte që pavarësisht se kush jeni ose nga vini, vetëm punoni shumë e mos heqni dorë.

Këtë postim të profilit të rremë e shpërndajti edhe Avdyli me idenë që është Kloppi I vërtetë, shkruan gazeta inFokus.

“Ku ishim e ku jemi. Kur jemi te Kosova ,ja çka komenton faqja e trajnerit kampion i botës Jurgen Klop. Si duket Kosova po shëndrrohet Liverpool i Evropës. Proud to be Kosovar✌️✌️”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera