Rozë

Ish-bashkëshorti e paditi, Wanda del e pafajshme (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 29 October 2018

Në fillim një festë për t’u mos harruar për të voglën Isabella Icardo, pastaj një festë në gjykatë për nënën Wanda Nara. Bashkëshortja dhe menaxherja e futbollistit të Interit, Mauro Icardi, e akuzuar se ka postuar në rrjetet sociale të dhënat personale, mes të cilave numrin e celularit të ish-bashkëshortit të saj, futbollistit argjentinas Maxi Lopez, është çliruar nga akuzat, duke dalë e pafajshme. Vendimi erdhi nga shkalla e dytë e Gjykatës së Milanos.

Wanda ishte akuzuar se kishte postuar në “Twitter” dhe “Facebook”, duke ndarë publikisht të dhënat personale të ish-bashkëshortit.

Prokuroria kishte kërkuar për topmodelen një dënim prej 4 muajsh burg, po gjykatësi e ka çliruar nga çdo akuzë.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy