Rozë

Ish-bashkëshortes së Jeff Bezos nuk i ecën as martesa e dytë, MacKenzie Scott bën kërkesën për divorc

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 29 September 2022

MacKenzie Scott, e cila më parë ka qenë e martuar me Jeff Bezos, ka bërë tashmë një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj i dytë, Dan Jewett.

Sipas dokumenteve të marra nga New York Times , Scott, 52 vjeç, fillimisht bëri kërkesë për divorc nga Jewett, të hënën më 26 shtator. Dokumentet thonë se ata ndajnë një kontratë me shkrim në, të cilën MacKenzie po i kërkon gjykatës ta mbështesë në ndarjen e tyre.

Kontrata do të përdoret për të ndarë pronat, asetet dhe borxhet e tyre. Jewett, nga ana e tij, nënshkroi dokumentet më 19 shtator që thonë se ai nuk e kundërshton divorcin. Ndarja e pasurisë është përcaktuar tashmë në një marrëveshje paramartesore.

-Advertisement-

Ish-çifti, i cili u martua gjatë një ceremonie intime në mars 2021, thuhet se u takuan në një shkolle në Seattle, Uashington, ku morën pjesë katër fëmijët e saj – tre djemtë dhe një vajzë, të cilin e ndan me 58 vjeçarin.

Ata u martuan dy vite pas MacKenzie njoftoi ndarjen e saj nga ish-CEO i Amazon pas 25 vitesh martesë.

“Ne duam të ndërgjegjësojmë njerëzit për një zhvillim në jetën tonë. Siç e dinë familja dhe miqtë tanë të ngushtë, pas një periudhe të gjatë, ne kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë dhe të mbetemi miq,”- thanë ish-çifti në një deklaratë e përbashkët përmes Tëitter-it në janar të 2019.

“Ndihemi tepër me fat që gjetëm njëri-tjetrin dhe jemi thellësisht mirënjohës për secilëën prej viteve që kemi qenë të martuar me njëri-tjetrin. Nëse do ta dinim se do të ndaheshim pas 25 vitesh, do t’i bënim të gjitha përsëri. Ne kemi pasur një jetë kaq të mrekullueshme së bashku si çift i martuar dhe shohim gjithashtu të ardhme të mrekullueshme përpara , si prindër, miq, partnerë në sipërmarrje dhe projekte dhe si individë që ndjekin sipërmarrje dhe aventura. Edhe pse gjërat mund të jenë të ndryshme, ne mbetemi një familje dhe mbetemi miq të dashur.”

Megjithatë, disa orë pas lajmit të divorcit të dyshes, media të shumta raportuan se Bezos ishte takuar me gruan e atëhershme të mikut të tij Patrick Whitesell , Lauren Sánchez , për tetë muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera