Rozë

Ish banori i Big Brother: Nuk jam i lidhur, vajza nga Lugina po gënjen

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 21 June 2018

Big Brother 9 ka pasur ngjarje e ndër to kanë qënë edhe banorët ata që janë komentuar edhe pas daljës nga shtëpia.

Bëhet fjalë për simpatikun më të përfolur, të Big brother 9, ish-banorin  nga Kosova, Liridon Sejdiu, ku muaj më parë u përfol në media rozë për lidhjen e tij me njërën nga fanset e tij nga Lugina e që doli të jetë e vërtetë.

Por, si duket gjërat kanë ndryshuar tash e disa muaj pasi që burime të afërta me dyshen tregojnë se ata nuk janë më bashkë, e këtë në një prononcim për Infopress-in, e ka pranuar edhe vetë personi në fjalë, Liridon Sejdiu.

Ai u shpreh duke thënë se kjo ishte aventurë sikur aventurat e tjera që kanë përfunduar.

-Advertisement-

“Ka qenë një aventur si gjitha të tjerat, nuk e di pse pikërishte kjo lidhje në fakt ish lidhje duhet të komentohet aq shumë, apo ndoshta pse ajo ishte një fanse e flakt e imja”, u shpreh për Infopress-in Liridoni.

Ai më tej shtoi se janë ndarë më shumë se pesë muaj me Blertën, vajzën nga Lugina.

“Unë dhe vajza e respektuar në fjalë ka muaj që jemi ndarë dhe kemi përfunduar çdo gjë që kishim”, shtoi ai.

Por një gjë të tillë si duket, Blerta asesi nuk po mund ta bind vetën nga kjo ndarje me Liridonin.

Blerta Asllani, jo e njohur për publikun më herët, por tash në krahët e Liridonit sa ka qenë është bërë  njohur. Në fakt në rrjetin social “Instagram”, ne kemi hasur në një numër të madh të fotografive dhe videove që ajo poston çdo ditë nga çastet që mban kujtimet me ish të dashurin e saj.

Liridoni i pyetur se a është në dijeni për këtë ai u shpreh se nuk jam në dijeni për fotot dhe videot që ajo poston në profilin e saj në Instagram.

“Të tregojë të drejtën ka dy ditë që familjarët dhe shoqëria po më dërgojnë fotografi që ajo ka postuar duke me uruar për pajtimin, por ajo është gënjeshtër sepse ne jemi të ndarë dhe nuk e di pse ajo bën aso veprime dhe keqpërdorim të imazhin tim, sido çoftë unë vazhdojë të kem respekt për të dhe i urojë ta marr vetën me shpejtë”, tha ish simpatiku i shtëpisë me të famshme në Shqipëri, Liridon Sejdiu.

Për më shumë shikoni fotografitë e postuara me poshtë, ndërsa për dyshën në fjalë urojmë më të mirën.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera