Lajme

Ish-asistenti i kryeministrit Kurti shpërndan lajme të rreme

Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 26 January 2022

Ish-asistenti i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri, në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ ka shpërndarë një lajm, i cili po del që nuk është i vërtetë.

Ani pse jo rrallë herë anëtarë të partisë në pushtet kritikojnë mediat e madje i akuzojnë ato për ‘fake news’ apo lajme të rreme si duket edhe vetë ata po bijnë pre e tyre e po i shprëndajnë në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një lajm, i cili mbrëmë qarkulloi në media, ku thuhej se Ushtria e Kosovës është në pritje të 40 aeroplanëve të dorës nga SHBA-ja.

-Advertisement-

E që ky lajm nuk është i vërtet për Gazetën Infokus e ka konfirmuar shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi i cili tha se nuk ka asgjë zyrtare.

“Nuk ka deklaratë zyrtare që jemi në pritje të 40 dronëve”, ka thënë Isufi.

Gjithashtu, koloneli Isufi tha se edhe lajmi tjetër ku thuhej se Kosova ka pranuar 40 dronë nga SHBA-ja nuk është informacion i vërtet.

“Nuk është fjala për 40 dronë të tipit “Puma”, që është i saktë, por është fjala për katër dronë”, tha për Infokus shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

E sipas Isufit këto investime janë në kuadër të projektit i cili është publik tashmë prej shtatë muajsh./Gazeta Infokus/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera