Lajme

Ish-anëtarja e VV’së pyet Kurtin se pse u bë gjithë ai film me Ligjin për Zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 April 2021

Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e ka pyetur Albin Kurtin se pse u bë gjithë ai “film”, për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje. Sipas saj edhe nëse i njëjti do të ishte votuar, dhe zgjedhja e presidentit të dështonte, sipas Pantinës zgjedhjet do të organizoheshin me Ligjin e vjetër.

“Nëse dështon zgjedhja e Presidentit me 6 prill, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe shpallen zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Zgjedhjet duhet të organizohen me ligjin e vjetër. Pra, as diaspora nuk mundet me votu në ambasada e konsullata e as Albini e Albulena nuk munden me u kandidu. Atëherë pse gjithë ky film?”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Ta zëmë se skenari i LVV për të miratuar projektligjin për zgjedhjet e përgjithshme do të miratohej me 2 prill dhe me 6 prill dështon zgjedhja e Presidentit/Presidentes dhe vendi shkon në zgjedhje.

Ligji për të hyrë në fuqi duhet fillimisht të nënshkruhet nga Kryetari i Kuvendit- Glauku e nënshkruan atë menjëherë me 2 prill.

Ligji duhet të nënshkruhet edhe nga Presidenti- Glauku e nënshkruan menjëherë atë me 2 prill

Ligji duhet të botohet në gazetën zyrtare dhe hynë në fuqi 15 ditë pas botimit në gazetën zyrtare- Në rastin më të mirë gazeta zyrtare botohet me 6 prill ( me 5 prill e hënë është festë zyrtare).   pastaj duhet ta kalojnë 15 ditë që ligji të hyjë ne fuqi.

Nëse dështon zgjedhja e Presidentit me 6 prill, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe shpallen zgjedhjet që duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Zgjedhjet duhet të organizohen me ligjin e vjetër.

Pra, as diaspora nuk mundet me votu në ambasada e konsullata e as Albini e Albulena nuk munden me u kandidu.

Atëherë pse gjithë ky film?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera