Lajme

Ish anëtari thotë se në Vetëvendosje zërat ndryshe nuk dalin në sipërfaqe, lejohet vetëm një vijë mendimi

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 26 September 2022

Shkëlzen Bislimi, ka qënë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje i cili së fundmi është larguar nga kjo parti dhe ka treguar pse ka vendosur të largohet.

“Ata që nuk e kanë mbështetjen nga Prishtina shihen si trupa të huaj, fillojnë me u izolu edhe pastaj vetvetiu ti duhesh me u largu prej atyre zyrave”.

Sipas Bislimit, zërat ndryshe në Vetëvendosje nuk lejohen të dalin në sipërfaqe, dhe aty mbizotëron vetëm një vijë mendimi.

-Advertisement-

“Po, është i përfshirë edhe kryeministri por në zyrat në Sekretariatin e Përgjithshëm ka grupacione të ndryshme, ka rryma të ndryshme të cilat me mbështetjen e kryeministrit avancohen edhe forcohen brenda strukturave edhe pastaj zërat ndryshe nuk i lejojnë me dalë në sipërfaqe por vetëm ata që u përshtaten edhe janë në vijë me ta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera