Lajme

Ish-anëtari i VV-së thotë që në parti mësonin se LDK ishte kundër UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 23 December 2019

Një status i Vetëvendosjes në profilin e saj në Facebook ngriti reagime të shumta si nga qytetarët ashtu edhe nga politikanët.

Dren Kukaj, që dikur ishte pjesë e Vetëvendosjes e tani e PSD-së, duke shpërndarë statusin e ish partisë së tij, kur e uron LDK-në për 30 vjetorin e themelimit të partisë, tregon një anë tjetër të raportit VV-LDK, shkruan gazeta inFokus.

Sipas Kukajt, sa ishte në VV e kur e mësonin historinë e viteve të 90-ta, LDK shihej gjithnjë përkundër UÇK-së.

-Advertisement-

“Dikur (e jo shumë larg në kohë) në Vetëvendosje kur mësonim historinë politike të Kosovës, e sidomos vitet e 90-ta, sinonim të reaksionit politik e kishin LDK-në. LDK-ja gjithnjë shihej përkundër UÇK-së. E para ishte ngjarja e kobshme, e e dyta ngjarja e ndritshme e historisë sonë”, ka shkruar Kukaj.

“Sidoqoftë metaforfozën e vet, Vetëvendosje ta kryejë deri në fund. Le të shkojnë tek varri i Presidentit Rugova”.

Ndërsa, reagim bile edhe më të ashpër se Kukaj, pati edhe anëtari i Vetëvendosjes kundër partisë së tij, Atdhe Arifi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera