Lajme

Ish-anëtari i VV-së për meshën në Kishën Serbe: Nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka ditur, i bie që në Kosovë hyn e del kushdo

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 10 June 2021

Ish-koordinatori i organizatës studentore “Studim, Kritik, Veprim”, Zgjim Hyseni tha se në 2016 kanë pasur kërkesë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që të kundërshtojnë Kishën Ortodokse Serbe, në kampusin universitar në Prishtinë.

Ai në T7 tha se thuajse të gjitha aktivitetet që dikur i kanë kundërshtuar, tani nga qeveria Kurti po pranohen.

“Pothuajse të gjitha aktivitetet që kanë shprehur qëndrime kundër të  VV-së dikur tash po shndërrohen në gjëra që po I bëjnë e që në të kaluarën i kemi kundërshtuara”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për mbajtjen e një meshe në Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë, e që sipas Hysenit mund të jenë dy opsione.

“Nëse Qeveria  e Kosovës nuk ka ditur një gjë të tillë, atëherë i bien që në Kosovë hyn e del kushdo. Në anën tjetër nëse ata kanë informatë, domethënë që ata e kanë lejuar një gjë të tillë. Për ne është kjo e dyta. Duke e ditur që e kemi dialogun dhe na pret Asociacioni I komunave serbe dhe përpjekja për me inauguruar këtë lloj kishe ka qenë si pjesë e Asociacionit dhe është në kuadër të dialogut”, ka thënë ai.

“Unë nuk kam informatë mirëpo nëse nuk kanë marrë leje I bie që në Kosovë mundet me ndodhë diçka e tillë, e kësaj rëndësie e që do të ishte skandaloze. Nuk dua që ta besojë një gjë të tillë. Është e pamundur që me ndodhë një gjë e tillë në Kosovë e mos me pas njohuri Atë kohë unë kam qenë koordinator i SKV-së. Ne e kundërshtonim këtë Kishë. Është nën kontekstin e asimilimit të shqiptarëve në Kosovë”, deklaroi ai.

Të tjera