Lajme

Ish-ambasadori ia përmend Kurtit “16 pikat kontraverse” të tij

Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 21 November 2021

Ish-shefi i Misionit Diplomatik të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ia ka përmendur 16 pika, sipas tik, kontraverse të kryeministrit Albin Kurti.

Dedaj, i cili shërbeu si Ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut derisa u zëvendësua nga vartësi i tij, Prindon Sdriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për kryeministrin Kurti se “është normale që humb zgjedhjet” kur nuk mban asnjë premtim.

Ai, në një publikim në Facebook, radhiti 16 pika “të cilat dëshmojnë figurën kontraverse të Albin Kurtit.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Dedajt:

Ç’kap e kap !Kur nuk e mbane asnje premtim…normal qe i humb zgjedhjet!

Dikur na thoshte:

1. “Jo negociata-vetevendosje” tani vete iu prine negociatave

2.Thoshte se nuk e njoh flamurin ” lecke” as hymnin e Kosoves, tani e njeh dhe e mbane ne zyre

3.Kundershtonte xhipat dhe truperojat, tani edhe ne fushata zgjedhore me xhipa dhe truproje te shumta

4.Vinte ne Kuvendin e Kosoves me flamurin me shqipnojne dhe fliste per bashkim, tani me ska as flamur dhe as bashkim

5.Fliste per zhdukjen e nepotizmit, tani me shume se kurre ka nepotizem e punesime familjare dhe partiake

6.Kundershtone Rambujene, tani respekton pike per pike arritjet e saje

7.Kundershtone Planin e Ahtisarit, tani i permbahet ne çdo fushe te jetes

8.Fliste dhe bente zhurme kunder Asociacionit te Komunave Serbe, i pari pritet t’a nenshkruaj

9.Protestone brutalisht kunder Policise se Kosoves, tani synon t’a kontrollon

10.Sa shume bente zhurme kunder kontrollit mbi mediat, agjensionet e pavarura, bordet dhe segmentet e drejtesise dhe te sigurise, tani synon ti uzurpoj me militant partiak

11.Sulmonte me mjete lufte Kuvendin e Kosoves, tani vete e udheheqe

12.Demtonte makinat e misionit te EULEX-it dhe diplomatet e vendeve partnere, tani eshte bere i urte, por nuk ngurron te vazhdoj me demtimin e partneritetit me vendet kryesore mike

13.Thoshte se kurre nuk beje koalicion me Listen Serbe dhe eshte ne bashkeqeverisje

14.Digjte ndertesat publike dhe shkatrronte rruget dhe pronen publike, tani behet si roje e tyre

15.Fliste kunder politizimit te diplomacise, por shkarkoj brutalisht te gjithe ambasadoret te cilet nuk i takonin mentalitetit dhe oborrit te tij partiak e ideologjik

16.Kundershtonte rrebte politiken e ish presisdentit Rugova,tani i pari gjunjezohet para varrit te tij, e ulet me vrap ne sofren e pare te darkes se lames…

Ka edhe qindra pika tjera, te cilat deshmojne figuren kontraverse, por si qytetar do deshiroja t’a dija: SE VERTETE CILI DHE KUSH JE TI?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera