Ish-ambasadori i Kosovës, pro-rus dhe tërësisht në shërbim të propagandës së Putinit

Autori: Gazeta inFokus
17:47 | 25 April 2022
Gazmend Pula, ish-ambasador i Kosovës në Shqipëri, është duke e mbështetur Rusinë dhe luftën e saj në Ukrainë. Përmes postimeve në llogarinë e tij në Facebook, ai shprehet hapur pro Putinit dhe kundër Perëndimit, që sipas tij, e futi Ukrainën në këtë luftë.
Ish-ambasadori është shumë aktiv virtualisht dhe është vënë krejtësisht në shërbim të propagandës ruse, duke shkruar e duke shpërndarë materiale nga “Russia Today”, televizioni propagandistik rus i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
I kontaktuar nga Express, Pula ka pohuar se llogaria dhe postimet në të janë të tijat.
“Profili im është profili im, por mbështetja është interpretimi juaj”, ka thënë Pula.
Duke theksuar se mbështetja ndaj Rusisë është çështje “interpretimi”, ai ka thënë se “para opinionit publik nuk bisedohet kështu”.
“S’jam i interesuar të flas në telefon për këso gjëra serioze”, tha ai pasi u pyet për ta komentuar një postim specifik ku kishte shpërndarë një material të RT.
Një video ku shihen trupa ruse të udhëhequra nga kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, e ka shpërndarë së fundmi, duke iu gëzuar pushtimit të Mariupolit, qytetin shumë të rëndësishëm strategjikisht për Ukrainën.
“Trupat çeçene të Ramazan Kadyrov festojnë çlirimin e Mariupolit”, thuhet në videon e shpërndarë nga ish-ambasadori.
Në një rast, Pula ka shpërndarë një material të televizionin rus, “Russia Today”, duke shkruar se “mund ti ndalin rrjetet sociale, por nuk mund ta ndalin të vërtetën”.
Atij nuk i pëlqejnë komentuesit që i kundërshtojnë postimet e tij. Të tillët ish-ambasadori i quan “injorantë”.
Ai e sheh Ukrainën si një vend të shkretë e të cilin e futën në luftë amerikanët. Fajtor e bën edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, po njësoj siç flet presidenti rus, Vladimir Putin për shefin e shtetit ukrainas.
“…për qëllime dhe nevoja të veta të tentim dominimit imperial të vazhduar të botës, në këtë fazë duke e futur Ukrainën në gojë të Arushës ruse, duke ja deleguar luftën mercenare kundër Rusisë…!”, ka shkruar ndër tjerash ai, në një koment.
Amerikanët, ai i quan “luftënxitës”, dhe kritikon BE-në që qëndron në të njëjtën linjë.
“Qentë dhe kukullat europiane që zvarriten poshtë me turp për t’i puthur këmbët e mjeshtërve të tyre luftënxitës amerikanë”, përshkruan ai një fotografi të publikuar.
Gazmend Pula ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shqipëri në vitet 2009-2010.
Në aktin e dorëheqjes, Pula kishte njoftuar se po hiqte dorë nga kjo detyrë për shkaqe shëndetësore.

Të tjera
-
Dëgjohen shpërthime në Teheran
Po raportohet se janë dëgjuar shpërthime në Teheran. Banorët atje e Tehera...
-
Njoftim për shqiptarët në Gjirin Persik: Keni kujdes dhe kontaktoni me ambasadat
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që nd...
-
Dalin imazhe të reja satelitore pas sulmit amerikan me B-2 në bazat e Iranit: Ja çfarë bëri “Çekani i Mesnatës”
Imazhet e reja satelitore kanë kapur dëmin e shkaktuar nga bombarduesit ameri...
-
Abdixhiku në Viti për kandidaturën e Halitit: Sokoli i meriton dhe katër vite të tjera
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka pranuar nominimin e Kryesis...
-
Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Luksemburgut
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pr...
-
SHBA zbulon se çfarë raketa nisi Irani ndaj bazave ushtarake amerikane në Katar e Irak
Nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kanë treguar për llojin e raketave që I...
-
Burimi i CNN: Irani i dha Katarit njoftim paraprak për lëshimin e raketave drejt bazës amerikane
Zyrtarët iranianë i dhanë Katarit njoftim paraprak për një sulm përpara se të...
-
CNN: SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa, nga sateliti pista duket pothuajse e thatë
Mediumi amerikan, CNN raporton se avionët amerikanë që kanë qenë të pastrehua...
-
Sulmet iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave
Kryetari i Shefave të Shtabit të Pëhrbaskët, Gjenerali Dan Caine, dhe Sekreta...
-
6 raketa balistike iraniane drejt bazës amerikane në Qatar, rrëzohen të gjitha
Kundërajroret kanë rrëzuar 6 predhat sipas raporteve të para, për shpërthimet...
-
Shpërthime të forta tronditën kryeqytetin e Katarit, Dohën, thotë një banor
Një banor i Dohas dhe baba i dy fëmijëve i tha CNN-it se shpërthime të fuqish...
-
Katar reagon fuqishëm: Dënojmë ashpër sulmin iranian, shkelje flagrante e sovranitetit
Qeveria e Katarit ka reaguar duke shprehur “dënimin e saj të ashpër” ndaj sul...