Lajme

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë porosi VV-së: Harroni ëndrrat ju që dëshironi të rishkruani historinë

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 03 October 2022

“Nuk mund të quhen shkatërrues të shtetit ata që e sollën çlirimin e vendit dhe pavarësinë e Kosovës. Le t’i harrojnë këto ëndrra ata që duan ta rishkruajnë historinë”.

Kështu e ka komentuar ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku ish-udhëheqësit e vendit quhen si “shkatërrues të shtetit”.

“Kryesisht po kursehem prej komenteve të partive individuale por duhet të theksoj absolutisht është çështje energjie sepse unë e pranoj që kam energji të cilën dëshiroj ta shfrytëzojë për të ndërtuar diçka konstruktive për dallim prej disa që kanë energji të merren veç me të kalurën dhe nuk janë historianë. Nuk mund të quhen shkatërrues të shtetit ata që e sollën çlirimin e vendit dhe pavarësinë, do me thënë le t’i harrojnë këto ëndrra ata që duan ta rishkruajnë historinë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Sipas tij, ata që duan ta ndërtojnë të ardhmen e vendit duhet të ndihmohen nga të gjithë, përfshirë edhe partitë opozitare.

“Nëse dikush ta ndërton të ardhmen e ndritur të vendit të gjithë duhet t’i ndihmojnë atyre që janë në pushtet, opozitë atyre që vijnë pas këtyre që dalin pas pushtetit dmth Kosova duhet të jetë vend i të gjithë qytetarëve duhet të ndihmojmë dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin gjuha e urrejtjes, hasmëritë politike, ndarja nuk i shërbejnë vendit”, tha ai. /teve1.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera