Lajme

Ish-ambasadori i Holandës: Po ushtrohet presion ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 09 November 2021

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch përmes një postimi, ka kritikuar Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), derisa ka shkruar se po ushtron presion mbi Kosovën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Përsëri Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm – EEAS përmes zëdhënësit #Stano ushtron presion mbi #Kosovën që të zbatojë ASSM dhe nëse jokushtetues kërkon që Kosova të ndryshojë kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë. Republika Socialiste e Jugosllavisë, por ajo gjithashtu nuk zbatoi marrëveshje të ndryshme që i referoheshin kushtetutës së tyre” ka shkruar Bosch, në një piostim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtme –EEAS përmes zëdhënësit Peter Stano ushtron presion mbi Kosovën që të zbatojë ASSM dhe kërkon që Kosova të ndryshojë Kushtetutën. Njëanshmëria ekstreme është e qartë. Serbia jo vetëm që nuk e ka ndryshuar kurrë Kushtetutën e saj, e cila pretendon Kosovën si krahinë, duke shkuar në kuadër të 1244-së të tyre të “shenjtë” që nuk eksiton më. Republika Socialiste e Jugosllavisë, gjithashtu nuk zbatoi marrëveshje të ndryshme që i referoheshin kushtetutës së tyre.Diploma universitare është një prej tyre dhe strukturat paralele gjithashtu nuk u shfuqizuan kurrë. Ku e dëgjoj Stano/ Lajçak për këtë. Duke folur për paanshmërinë e EEAS aktuale!.”, shkroi tutje ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera