Fokus

Ish- ambasadori Hajdin Abazi ende s’është kthyer nga Australia, kjo është arsyeja

Autori: Doresa Geci 15:26 | 07 September 2021

Ambasada e Australisë tash e më shumë se një javë ka mbetur pa zot shtëpie, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi që ambasadori i cili ka shërbyer në këtë vend, Hajdin Abazi e ka përfunduar detyrën.

Por pavarësisht se më nuk është ambasador në këtë vend, Abazi vazhdon të qëndroj në Australi.

-Advertisement-

Një gjë të tillë për Gazetën Infokus, e ka bërë të ditur ish ambasador Hajdin Abazi.

“Po, ende jam duke qëndruar në Australi. Kjo për dy arsye, njëra për shkaqe shëndetësore familjare (aspekt sensitiv që nuk dua të flas më konkretisht), tjetra për shkak të pandemisë. Ministrinë e kam njoftuar zyrtarisht me këtë gjendje por ka zgjedhur mospërgjigjen”, ka thënë Abazi për Infokus.

Derisa shpenzimet në këtë vend, Abazi thotë së është duke i mbuluar me kursimet e tij, kjo pasi që Qeveria nuk i ka kthyer asnjë përgjigje në kërkesat që ai ua ka parashtruar.

Lexo edhe: Osmani, Kurti dhe Gërvalla dështuan në zëvendësimin e 12 ambasadorëve të rinj

E jo vetëm në shtetin ne Australisë, Kosova ka mbetur pa përfaqësues diplomatik.

Ambasada e Kosovës në këtë vend i mbulon edhe 10 shtete të tjera të regjionin të Pacifikut.

Ndryshe në muajin maj të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani pati shkarkuar 12 ambasadorë, në emër të asaj se ata kanë qenë të emëruar politikë.

Një shkarkim i tillë u bë më kërkesë të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.

Ndërsa nga 31 gushti, Kosova është pa ambasador në 12 shtete të botës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera