Lajme

Ish-agjentja e CIA-s kandidon për kongres, reklama zgjedhore e saj të lë pa frymë, derisa i çon mesazh Donald Trump (Video)

Autori: Halil Berisha 13:36 | 13 September 2019

Dikur, kishte një pozitë shumë të rëndësishme brenda shërbimit sekret më të fortë në botë, CIA-s Amerikane.

Por, tani, demokratja Valerie Plame, po synon një post tjetër, atë të ulëses në kongresin e Neë Mexicos.

Identiteti i saj, si ish-agjente e fshehtë e Inteligjencës Amerikane, u zbulua nga një gazetar i Ëashington Post, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E tani si duket, pasi kjo u bë publike, Plame, po e shfrytëzon për kampanjën e saj zgjedhore.

Madje, kjo ka lansuar një video, teksa shihet se si në mënyrë të çmendur, sikur James Bond, vozitë një veturë të fuqishme sportive. E këtë gjë thotë që e mësoi në CIA.

Madje, aty, Plame thotë se ishte agjente e fshehtë që shërbeu në Iran e Iraq që të neutralizoj përpjekjet për të bërë armë bërthamore.

Plame, me origjinë izraelite, gjithashtu përmend edhe familjen e saj, e cila thuajse e tëra ishte ushtarake.

“Shërbimi im u ndal, kur qeveria ime më tradhëtoi”, ndërsa thërret shtëpinë e saj të adoptuar Neë Mexico, “një nga vendet më të mira në botë.

56-vjeçarja, që pasi nis veturën, kthehet mbrapsht, jep arsyen pse po i hyn politikës.

“Sepse ne do të kthehemi mbrapa në sigurinë kombëtare, shëndetësinë e të drejtat e grave”.

Plame, fajëson këshilltarin e ish-zëvndëspresidentit Amerikan, Dick Cheney, Scooty Libby, për zbulimin e identitetit të saj, që ia kërcënoi edhe jetën.

E ky i fundit, u fal nga Prill të vitit 2018 nga Presidenti i tanishëm Amerikan Donald Trump.

Kështu, ish-agjentja e fshehtë e CIA-s, tani ka një mesazh për Presidentin Trump, shkruan gazeta inFokus.

“Zotëri President, për ju kam disa borxhe për t’i kthyer”, përfundon video e fushatës së Plame./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera