Ischinger: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kjo duhet të jetë në agjendën tonë

Autori: Gazeta inFokus
20:47 | 24 October 2022
Diplomati gjerman me përvojë të gjatë sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, sidomos dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Wolfgang Ischinger, në një intervistë për Pressing T7 ka thënë se çfarë duhet të arrijë Perëndimi sa i përket çështjes së dialogut Prishtinë-Beograd ka qenë e ditur qysh në vitin 2008 kur Kosova ka fituar pavarësinë.
Ai ka thënë se ka nevojë për një zgjidhje gjithpërfshirëse për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me shpresën që kjo në një moment të caktuar çon në njohje reciproke.
Megjithatë Ischinger thotë se mendon që aktualisht secili hap i përkohëshëm që çon në drejtimin e duhur është i vyeshëm meqë është i nevojshëm stabiliteti i plotë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se në këtë aspekt duhet të shtrohet edhe pyetja se çfarë NATO mund të bëjë për t’i kontribuar situatës së sigurisë, derisa përmend faktin që ka zgjeruar ftesat për Suedinë dhe Finlandën. Ischinger thotë se Kosova është një prej vendeve evropiane që ende s’ka arritur të bëjë progres të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe thekson se kjo duhet të jetë agjenda e Evropës.
“Çarë ne duhet të arrijmë, është e qartë dhe ka qenë e qartë për gjithë periudhën që kur Kosova mori pavarësinë në vitin 2008. Ne kemi nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çështjen e pazgjidhur në mes të Kosovës dhe Serbisë, me shpresën që kjo në një periudhë të caktuar kohore do të çojë në njohje reciproke. Por në këtë moment, mendoj që çdo hap i përkohsëm mendoj që do të ishte një hap i vyeshëm në drejtimin e duhur. Ne kemi nevojë për stabilitet të plotë në këtë pjesë të botës. Unë mendoj që është gjithashtu e rëndësishme për ne, se çfarë roli mund të luajë NATO, një prej pyetjeve është se çfarë roli mund të luajë BE dhe tjetra çfarë roli mund të luajë NATO-ja. Ne kemi parë që NATO ka zgjeruar ftesat për Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen Aleancës Atlantike. Kosova është një prej vendeve evropiane që akoma s’ka qenë në gjendje të bëjë hapa të dukshëm për anëtarësim eventual në NATO. Unë mendoj që kjo duhet të jetë në agjendën tonë”, ka thënë Ischinger për Pressing të T7.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...