Isa Mustafës i ‘shuhet’ ëndrra për president, Bytyçi zbulon se çka do të bëjë Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 30 April 2020
LDK ka arritur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe të mërkurën.
Së shpejti pritet dhe thirrja e seancës dhe votimi i qeverisë së re, derisa presidenti i ka dërguar letër LDK-së, duke i kërkuar emrin e mandatarit.
E në qeverinë që pritet ta udhëheqë Avdullah Hoti, do të ketë dhe një zëvendëskryeministër nga Lista Serbe.
E AAK do të jetë partner koalicioni me LDK-në, derisa kjo e fundit e kishte kritikuar për mënyrën e qeverisjes kur Haradinaj ishte kryeministër dhe madje kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së tij, por që ai dha dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
Lidhur me këtë, profesori Enver Bytyçi ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK arriti shumë shpejt marrëveshje me partitë duke bërë dhe lëshime serioze, ndërsa që për koalicion me VV-në iu deshën 4 muaj.
“Përfundimisht është njoftuar se Lidhja demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshjen e qeverisjes me AAK-në Nismën dhe Listën Srpska. Nga njoftimet që kanë dhënë del se përveç tri ministrive, Lista Srpska do të ketë edhe një zv. Kryeministër. Ka ndodhur që pakica serbe të ketë një zv. Kryeministër edhe në të kaluarën, por ai ka pasur edhe një post ministri, në përgjithësi. Në këtë marrëveshje bien në sy disa momente: Së pari, Ajo u arrit shumë shpejt. LDK bëri lëshime serioze për partnerët e saj në qeverisje kësaj radhe, ndërkohë që bisedimet me Vetëvendosjen u zvarritën katër muaj, jo për programin, por për emrat dhe postet”, është shprehur ai.
Sipas tij, këtë herë garantues i koalicioni është presidenti i Kosovës, i cili për herë të tretë apo katërt do ta tradhtojë LDK-në, ndërsa që Isa Mustafa sheh ëndrra në diell se do të bëhet president i Kosovës.
“Mesa duket kësaj radhe koalicioni qeverisës ka një garant për Lidhjen Demokratike. Garanti është presidenti i Republikës, i cili për herë të tretë a të katërt, sapo të arrijë qëllimet e tij politike, do ta tradhtojë LDK-në dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme. Isa Mustafa sheh ëndrra në diell dhe kujton se do të bëhet president i Kosovës, por ta harrojë këtë. Hashimi sapo ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë do të shpallë zgjedhje të reja dhe Lidhja Demokratike pas kësaj nuk do të ketë më shans të jetë në qeverisje. Arritja e një marrëveshje kaq të shpejtë është diktuar nga Beogradi dhe miqtë e tij rusë ose rusofilë. Isa Mustafa nuk ka asnjë shans t’i shmanget detyrimeve, ndaj dhe e realizoi koalicionin në kohën që ia kërkuan”, ka vlerësuar profesori.
Bytyçi thotë se LDK do të dëmtohet shumë nga koalicioni me AAK-në, të cilën e ka kritikuar shumë në qeverisje dhe qytetarët nuk harrojnë, nuk falin, por që sipas tij, koalicioni i vërtetë është në mes të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
“Së dyti, Lidhja demokratike, krahu i Isa Mustafës, kur ishte në opozitë e ka sulmuar qeverisjen e AAK-së më shumë sesa Vetëvendosja. Dhe muaj pas kësaj iu bashkua koalicionit me këtë parti. Kjo do ta dëmtojë shumë imazhin e saj. Qytetarët e Kosovës kanë intuitë politike të jashtëzakonshme. Ata nuk harrojnë, siç harrojmë ne në Shqipëri. Dhe ata ndëshkojnë, nuk falin. Të bësh koalicion me një parti, të cilën e ke akuzuar për njëmijë “të zeza”, do të thotë se ke gënjyer ose je bashkuar për një qeverisje të keqe. Çdonjëra nga këto dyja janë të pamoralshme. Megjithatë mendoj se koalicioni i vërtetë është midis Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, pra midis LDK-së dhe PDK-së. Nëse ekipi i ri nuk do t’i ketë ose nuk do t’i kishte votat për besim, ajo do të votohet ose do të votohej nga deputetët e Partisë Demokratike të Thaçit. Prandaj Isa deklarohej që para disa ditësh se LDK i ka votat për të krijuar qeverinë e re”, ka theksuar ai.
Së treti, profesori thotë se në këtë proces sheh një lojë në mes të Mustafës dhe presidentit dhe e gjitha për shkak të marrëveshjes Kosovë-Serbi, që ajo të nënshkruhet nga Thaçi.
“Së treti, në këtë proces shoh një lojë të sajuar midis kreut të LDK-së dhe kreut të shtetit. Nëse keni vënë re presidenti i bën letër me vërejtje Isa Mustafës, duke i kërkuar që t’ia dërgojë emrin e kryeministrit për mandatim. Loja është shumë e trashë. Gjithçka është rregulluar që presidenti të shfaqet si parimor në letra të tilla që ia bënte Albin Kurtit! Është një lojë e pistë fund e krye midis të dy këtyre. Dhe e gjitha ndodh për një arsye, të realizohet marrëveshja Kosovë-Serbi, të firmoset ajo prej Thaçit dhe kalojë në qeveri e në parlament. Kjo ka bërë që të joshet edhe Ramush Haradinaj në këtë aksion politik anti-Kosovë. Unë vazhdoj të besoj se Haradinaj nuk do ta pranojë një marrëveshje të tillë”, ka deklaruar Enver Bytyçi për “Bota sot”.
Prandaj, ai thotë se do të jetë një zv/Kryeministër nga Lista Serbe, që të jetë bashkë në nënshkrimin e marrëveshjes dhe prandaj Pacolli nuk u pranua ministër i jashtëm.
“Së treti, kjo është arsyeja pse një përfaqësues i minoritetit serb do të jetë zv. Kryeministër. Edhe ai do të jetë prezent bashkë me Abdullah Hotin, Isa Mustafën dhe ndoshta Ramush Haradinajn, ose Melizën si ministre e Jashtme, në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Thuhet se kjo do të ndodhë shumë shpejt, në qershor, ose maksimumi në shtator. Ndaj dhe nuk u pranua Behgjet Pacolli si ministër i Jashtëm. Ai sakrifikoi me avion të posaçëm, u kacafyt me Vetëvendosjen pse po i krijonte pengesa, vetëm që t’ia bënte shërbimin kësaj qeverie. Erdhi në Kosovë nga Tirana, por sapo mbërriti atje i thanë, jo, nuk mund të jesh ministër i Jashtëm. Shumë mirë u bë. Por kjo lojë u bë sepse Pacolli nuk u duhet në këtë proces. Pacolli ka qenë, është dhe do të jetë pro marrëveshjes Thaçi-Vuçiq për Kosovën. U duhet AAK dhe Lista Srpska”, ka përfunduar profesori Bytyçi.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...


































