Lajme

Isa Mustafa: Veç edhe një takim për marrëveshjen

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 15 January 2020

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se nuk mund të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurti, dhe të dalin para gazetarëve si “memec”.

Mustafa shtoi se takimi tjetër duhet të jetë për të nënshkruar marrëveshje apo për të definuar nëse s’do të bëhet koalicioni.

Mustafa u shpreh se LDK-së i takojnë kryeparlamentari, 5 ministri dhe zotimi për postin e presidentit.

Madje sipas tij, partia që udhëheq nuk do të pranojë shtimin e numrit të ministrive.

Kur foli për ofertën e fundit të VV-së, ai tha se atë nuk do ta diskutojnë në Këshillin e Përgjithshëm ngase mbrojnë parimet e tyre si parti.

Të tjera