Lajme

Isa Mustafa uron 17 shkurtin

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 17 February 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar 17 shkurtin, festën e Pavarësisë së Kosovës.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë”, është shprehur ai.

Përmes rrjetit social, Facebook, Mustafa ka përmendur figura kyçe të historisë së re të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e pareshtur të miqëve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera