Lajme

Isa Mustafa tregohet “zemërgjerë” – ia lë ministrat e LDK-së Kurtit deri të përfundoj Koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 26 March 2020

Me mocionin e ngritur nga partia e tij, u rrëzua Qeveria Kurti, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e Koronavirusit.

E kjo e fundit është arsyeja që kryetari i LDK-së po thotë që ministrat e partisë së ti do ti lë të qëndrojnë në Qeverinë Kurti, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa shton që tash është në vullnetin e Kurtit nëse do të vazhdoj punën me ta, apo t’i liroj nga pozita sikur Avdullah Hotin.

-Advertisement-

“Në kohën  kur po ballafaqohemi me Pandeminë  e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion  votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti,  se  a do të vazhdoj të punoj me ta  gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, ka shkruar Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera