Lajme

Isa Mustafa thotë se nuk është morale nisja e mocionit nga VV’ja, kritikon ndërkombëtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:26 | 12 August 2020

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk beson që VV do arrijë të i mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Ai ka kritikuar edhe ndërkombëtarët të cilët i dërguan demarsh në kohën kur LDK rrëzoi Qeverinë Kurti.

Ai thotë se nisja e mocionit në këtë kohë nuk është e moralshme.

“Nuk është morale. Na kanë etiketuar neve pasi na rrëzuan në kohë pandemie. Nëse është ashtu, tani jemi në kohë më të rëndë. Ne edhe pas rrëzimit të qeverisë i lamë ministrat të bëjnë punën e tyre”, ka thënë ai.

-Advertisement-

“Po cuditem edhe ndaj ndërkombëtarëve. Neve na dërguan demarshe, ndërsa tani nuk po i shoh që të reagojnë. Nëse i bëjnë nënshkrimet do të na rrëzojnë, është e drejtë e tyre. Por nuk besoj se do e bëjnë. Pasi nuk kanë lënë vend për përkrahje nga asnjë parti“, përfundoi Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera