Isa Mustafa sqaron heqjen e vijave të kuqe ndaj partive tjera
Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 20 October 2020
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka folur rreth heqjes së vijave të kuqe ndaj subjekteve të tjera politike, duke thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhë pasi që asnjë nga partitë e vendit nuk po mund të marrin votat e mjaftueshme për qeverisje.
Ai në Debat të RTK-së ka theksuar se nuk ka përmendur asnjë subjekt politike ndaj të cilit LDK do të heqë vijat e kuqe.
“Duhet të hiqen vijat e kuqe ndërmjet subjekteve politike, pasi asnjëra prej subjektet politike nuk kanë votat e mjaftueshme. Ne domosdo duhet ta respektojmë votën e qytetarëve të Kosovës për një subjekt politik. Ka pasur mjaft komente se LDK i ka hequr vijat e kuqe me PDK-në. Unë nuk e kam përmendur asnjë parti në mënyrë të veçantë, por kam thënë se duhet të hiqen vijat e kuqe. Rrethanat tani po sillen se secili prej nesh duhet të jenë të hapur me subjektet tjera politike që të mos bëjmë gara ndërmjet vete, sepse Kosova është përgjegjësi e të gjithë neve dhe jo vetëm e një subjekti politik”, është shprehur Mustafa.
I pari i LDK-së ka folur edhe pluralizimit politik për 20 vjetët e fundit. Ai e ka quajtur dobësi të gjithë këtij procesi mos përmbajtjen e zotimeve të palëve me rastin e koalicioneve.
“Kjo ka ndodhur edhe në koalicionin e fundit me PDK-në, pasi në marrëveshjen e shkruar e kemi pasur se nuk do të ketë mocion ndaj njëra-tjetër, por kjo ndodhi dhe LDK-ja humbi besimin për një bashkëpunim të mëtejshëm me PDK-në. VV është më ndryshe, sepse ne e kemi paralajmëruar më herët, se nëse do të shkohet në rrezikimin e raporteve me SHBA, do ta kemi të vështirë ta mbajmë koalicionin, por ndodhi që Vetëvendosje shkarkoi ministrin tonë (Agim Veliu). Nëse kjo do të ndodhet në Gjermani, edhe atje do të prishej koalicioni”, tha Mustafa.
Sipas tij, prishja e koalicionit LDK-PDK ka ndikuar edhe në liberalizimin e vizave, pasi që sipas tij për shkak të zvarritjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi tash vendi ka hyrë ‘në një cikël ku e kemi të vështirë t’i bindim ndërkombëtarët për liberalizimin e vizave’.
Të tjera
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...