Lajme

Isa Mustafa: Sot nuk festojmë dot por i thurim lavde fuqisë sonë kombëtare të pashtershme

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 28 November 2019

Lideri I LDK-së Isa Mustafa për përvjetorin e 107 të pavarësisë së Shqipërisë ka thënë se ky përvjetor e gjen plot dhimbje popullin shqiptar.

Ai tha se tërmeti që goditi shtetin shqiptar rezultoi me humbjen e jetës së shumë shqipëtarëve dhe lëndimin e qindra të tjerëve.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është shumë e tronditur nga tërmeti tragjik që ndodhi në Durrës dhe Thimanë, bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen me të afërmit e atyre që humbën jetën dhe me ata që janë lënduar”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Mustafa tha se sot nuk festojmë dot por i thurim lavde fuqisë sonë kombëtare të pashtershme për t’i dalë zot vetes e njëri tjetrit dhe të kalojmë çdo vështirësi për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.

“Sot nuk festojmë dot por i thurim lavde fuqisë sonë kombëtare të pashtershme për t’i dalë zot vetes e njëri-tjetrit dhe të tejkalojmë çdo vështirësi që të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë. Uroj që të gjithë familjarët e atyre që humbën jetën të gjejnë ngushëllim, të lënduarit të gjejnë shërim dhe i tërë populli shqiptar të gjejmë sadopak qetësi shpirtërore këto ditë trishtuese. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar”, thuhet në komunikatën për media./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera