Lajme

Isa Mustafa: Serbia s’është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet – aq më pak ta njoh Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 26 February 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e aq më pak ta njoh si shtet.

“Serbia po krenohet me dëmet që po na i shkakton në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook
“Veprimet e Serbisë, sidomos fushata për ç‘njohjen e pavarësisë së Kosovës nga disa vende, sikurse edhe fushata kundër Kosovës për anëtarësim në Interpol, flet se ky shtet fqinj nuk është i interesuar të normalizojë marrëdhëniet me vendin tonë e aq më pak ta njoh shtetin e Kosovës” ka thënë me tutje ai.

Sjellja e Serbisë sipas Mustafes nuk ka asgjë të përbashkët edhe me kërkesën e BE-së dhe SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke.

-Advertisement-

“Prandaj do të ishte mirë të lihet anash mentaliteti i trashëguar armiqësor dhe të punohet për të kultivuar një mjedis në të cilin punojmë për prosperitet të qytetarëve tanë” ka thënë e fund Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera