Lajme

Isa Mustafa: Qëndrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 01 March 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruara se tendenca e kryeministrit Haradinaj për t’i futur në një thes me Thaçin e Veselin, është e padrejtë dhe jo korrekte, shkruan inFokus.

Deklarata e plotë e Isa Mustafës:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

-Advertisement-

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera