Lajme

Isa Mustafa përkujton veprimtarin e LDK-së në 23 vjetorin e vdekjes

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 21 November 2019

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 23 vjetorin vdekjes e ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie, Xhavit Ahmetin.

Mustafa tha se Ahmeti ishte intelektual dhe personalitet me virtyte të veçanta i cili dha kontribut   të jashtëzakonshëm për arsimimin e  brezave të tërë në kohë të vështira për Kosovën.

Ai tha se mungesa e tij ka lënë zbrazëti në proceset shtetndërtuese të Kosovës.

-Advertisement-

“Sot, pas 23 viteve kujtojmë me pietet dhe krenari, kolosin dhe pishtarin e dijës, Dr. Xhavit Ahmetin, njeriun që dha gjithcka nga vetja e tij, madje edhe vdekja e gjeti në misionin e tij jetësor, arsimimin dhe edukimin e kombit shqiptar. Ai, atë ditë të ftohtë nëntori, u nda vetëm fizikisht nga ne, ngase emri dhe vepra e tij jetojnë përjetësisht në analet e historisë së shtetit të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Xhavit Ahmetin”, thuhet në komunikatën e LDK-së. /Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera