Lajme

Isa Mustafa për vjedhjen: Ministrja nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 21 October 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ai me anë të një postimi e ka mbrojtur ministren Hykmete Bjarami, t♪7 cilës i është kërkuar dorëheqja nga disa zëra opozitarë, shkruan Gazeta inFokus.

Isa Mustafa ka thënë se  e përkrahë plotësisht ministren dhe se ajo nuk është aty për tu dorëhequr para hajdutëve.

 

-Advertisement-

 

Postimi i plotë:

“Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.
Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.
Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit. IM”, ka shruar Isa Mustafa, në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera