Isa Mustafa: PDK ishte ideatore e mocionit!
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 22 May 2017
Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, pak ditë pas rrëzimit të Qeverisë ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës e rikonfirmoi edhe një herë se është parti e kullave dhe dredhive.
Mustafa ka nënvizuar, mangësitë që po përshkojnë këtë proces zgjedhorë e që është mungesa e reformës zgjedhore. Sipas të njëjtit, ata që bënë koalicion nën panik, pak para mesnatës, nuk ishin të interesuar për reformë, pasi ata donin ta çonin vendin në zgjedhje, duke e ditur që rënia e tyre është e madhe, ndaj po përpiqen të shpëtojnë çka mund të shpëtohet.
Kryeministri Mustafa ka thënë se PDK-ja i ka shkelur zotimet politike, të cilat i ka premtuar gjatë bërjes së koalicionit qeverisës me partinë e Mustafës.
“…tashmë është e qartë se PDK-ja është ideatore, porositëse dhe kreatore e mocionit që e rrëzoi edhe vetveten, pra Qeverinë ku ishin edhe ministrat e PDK-së. Ndërkaq, Nisma vetëm e ka lexuar atë, pra i ka kryer një shërbim PDK-së, me kusht që kjo e fundit t’i premtoj pozita në një Qeveri, e cila kurrë nuk do të jetësohet. Ne nuk kemi pasur kurorë me PDK-në, por zotime politike të cilat i kanë shkelur. Pretenduan lart dhe ranë në fund të pusit”, ka thënë Mustafa në një intervistë për gazetën Bota Sot.
Tutje Isa Mustafa ka komentuar edhe kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër. Ai ka shprehur bindjen se Hoti do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Mustafa thotë se ka kandidatë që kërcënojnë e shantazhojnë punëtorët e administratës shtetërore, që kërcënojnë partneritetin strategjik me SHBA-të dhe BE-në, që kanë hequr dorë nga liberalizimi i vizave e që rrezikojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Synimet tona të padiskutueshme janë fitorja plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit, vazhdimi i reformave të udhëhequra nga Qeveria e kryesuar nga LDK-ja dhe shkapja përfundimtare e shtetit nga e keqja, proces që ne e kemi nisur dhe ne do ta përfundojmë. Tashmë, është e qartë se kryeministër i Republikës së Kosovës do të jetë Prof. Dr. Avdullah Hoti”, ka thënë Mustafa.
Të tjera
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...