Lajme

Isa Mustafa nuk e kursen Albin Kurtin: Veriu, krejtësisht jashtë kontrollit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 04 April 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimin e tij pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit – ku dy komuna janë futur në karantinë pas urdhrave nga Serbia.

Mustafa ka thënë, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin T7, se veriu “kërkon vëmendje shumë më të madhe të institucioneve të Kosovës”.

Kreu i LDK’së ka thënë se nuk është gjë e pa ditur se këto komuna edhe më parë i janë përshtatur masave që i ka marrë Serbia.

-Advertisement-

“Realiteti është se ajo pjesë është krejtësisht janë kontrollit të institucioneve”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se ajo “po merret me çështje që nuk janë të kohës”, por po merret me çështje si ajo e ndërrimit të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Më mirë të merret me koronavirusin, sesa me çështje politike”, është shprehur Mustafa.

Sipas Mustafës, “një pjesë e Kosovës ka mbetur jashtë vëmendjes dhe kujdesit të institucioneve të Kosovës”.

“Kur mungon kujdesi i Qeverisë sonë, s’mungon kujdesi i Serbisë”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera