Lajme

Isa Mustafa kërkon nga Kurti e Osmani të garantojnë për krerët e UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 03 May 2021

Pas raportimit se Kroacia, Austria dhe Sllovenia kanë ofruar garancë që ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, një veprim i tillë po kërkohet edhe nga Qeveria e Kosovës.

Ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, ka thënë se asnjëri nga krerët e UÇK-së nuk paraqet rrezik për drejtësinë.

“Jam shumë i bindur se asnjëri nga krerët e UÇK-së, të cilët tani po përballen me akuza në Dhomat e Veçanta në Hagë, nuk paraqesin rrezik për drejtësinë, nëse do tu lejohej të mbrohen në liri. Të gjithë ata kanë treguar gatishmëri të përballen me drejtësinë”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Tutje, ai ka thënë se iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Është më e pakta që institucionet e larta të vendit do duhej të bënin për qytetarët e vet. Pozitat e larta kërkojnë edhe marrje të përgjegjësisë së lartë, të pëlqeu apo jo”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.

Kujtojmë se gjatë vitit 2004 kur kreu ish-gjenerali i UÇK-së Ramush Haradinaj, po mbahej në paraburgim nga Tribunali i Hagës për krime lufte, ish-presidenti i atëhershëm nga radhët e LDK-së, Ibrahim Rugova, kishte garantuar për lirimin e tij me kusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera