Lajme

Isa Mustafa kërkon nga KQZ të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 23 October 2019

Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkon nga KQZ-ja që të trajtojë ligjshmërine e votave të ardhura nga Serbia për Listën Serbe.

Sipas Mustafës paralajmërimi së këto vota do të hyjnë në numërim pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë kushtet ligjore këto vota, hap rrugë për kontrabandim, shkruan gazeta infokus.

“Si Kryetar i LDK-së kërkoj nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe. Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen” shkruan Mustafa.

-Advertisement-

Mustafa gjithashtu tha se një gjë e tillë u tentua të bëhet edhe në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog.

“Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës” shkruan kryetari i LDK-së./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera