Isa Mustafa: Institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë
Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 22 Korrik 2017
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa ka thënë se matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. “Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët”, ka thënë Mustafa në një status të publikuar në profilin e etij në facebook. Sipas tij, nëse të tillëve u ka mbetur aq shumë për Rugovën dhe rugovizmin e për LDK-në, pse nuk angazhohen që LDK-ja ta themelojë qeverinë. Ose së paku, pasi qenkan aq të brengosur se vendi duhet të bëjë institucionet, le ta bëjnë Qeverinë ata që nuk e patën asnjë vështirësi të bëhen bashkë për ti shpallur mosbesim qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.
Ky është statusi i plotë i Mustafës Iipostuar në facebook:
Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës.
Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët..
Nëse të tillëve u ka mbetur aq shumë për Rugovën dhe rugovizmin e për LDK-në, pse nuk angazhohen që LDK-ja ta themelojë qeverinë. Ose së paku, pasi qenkan aq të brengosur se vendi duhet të bëjë institucionet, le ta bëjnë Qeverinë ata që nuk e patën asnjë vështirësi të bëhen bashkë për ti shpallur mosbesim qeverisë së drejtuar nga LDK-ja.
Nuk e thotë logjika se ata na shpallën mosbesim për të na dhënë tani besim. Se para dy muajve, sipas tyre, ishim më e keqja e këtij vendi e tani u bëmë më të kërkuarit e këtij vendi!?. Boll u manipulua opinioni! Nuk ka nevojë të manipulohet edhe më tutje. Boll u dëmtua LDK-ja nga fushata të ndyta. Duhet të respektohen qytetarët dhe LDK-ja, nga ju dhe megafonët tuaj!
Matrapazët i shkelin të gjitha vlerat morale dhe etike, por ata LDK-ja i qet si trup të huaj. Prandaj është e qartë, ata që janë me matrapazët nuk janë me LDK-në.
Manipulues dhe kalkulatntë të llojit të vet i konsideroj edhe ata individ të LDK-së që kërcënojnë se do të dalin në rrugë nëse mandati nuk i jepet një partie tjetër, e të cilët kurrë nuk e bënë ndonjë deklaratë të tillë për rastin nëse nuk do ti jepej mandati LDK-së, ose kur njerëzit e LDK-së sulmoheshin dhe atakoheshin në mënyrën më shtazarake. Dhe nuk duan ta shohin se asnjë subjekt në këto zgjedhje nuk është fitues. Se këto zgjedhje, të kurdisura nga Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së (në zanatin e tij), e ndan dhe e përçanë si është më keq skenën tonë politike.
Njerëzit e LDK-së angazhohen dhe luftojnë për vlerat evropiane të LDK-së, për synimet dhe programin e kësaj partie, që është program i qendrës së djathtë . Njerëz që e kapërcejnë vetveten për të arritur këto objektiva. Që luftojnë për shtet të së drejtës dhe me zhvillim ekonomik, kundër zhvatësve, korrupsionit, dhunës dhe varësisë nga Serbia dhe njerëzit e inkriminuar.
Anëtarësia jonë, votuesit e koalicionit tonë, organet e LDK-së janë shprehur qartë: Jo koalicion me PDK-në dhe me ata që janë me PDK-në. Jo koalicion me ata që shkelin kontratat dhe rrezikojnë interesat e shtetit për ambicie dhe interesa të tyre personale e grupore. Jo me ata që nuk durojnë sukseset në zhvillim ekonomik, punësim, në luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
Si kryetar i Koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi deri më sot nuk kam pasur asnjë kërkesë nga ndërkombëtarët të për të bërë koalicion qeverisës, qoftë me PAN apo VV. Por edhe nëse do të kem, do ta refuzoj me arsye të plotë çdo kërkesë për të bërë marrëveshje qeverisëse me koalicionin që drejtohet nga PDK-ja. Këtë ua kam bërë të njohur përfaqësuesve të BE-së dhe të SHBA-së me kohë, para se të votohet mocioni i mosbesimit.
Deputetët e LDK-së dhe partnerët tanë të koalicionit nga AKR dhe Alternativa janë shprehur qartë se do të jemi së bashku në këto qëndrime. IM

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...


































