Lajme

Isa Mustafa ia uron Albin Kurtit fitoren

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 28 November 2019

Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari.
Mustafa para se të shtrëngonte duart me kreun e VV-së, Albin Kurti, që është nikoqir i këtij takimi e ka uruar Kurtin për herë të parë pas gjashtë tetorit.
Deri pak ditë më parë, Mustafa tha se do të uronte për fitoren vetëm pasi që të certifikohej rezultati i zgjedhjeve.
Fitorja e VV-së, u konfirmua dje kur KQZ e shpalli rezultatin përfundimtar.
Momentalisht dy partitë janë duke mbajtur takim në nivel të liderëve në Kuvend të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera