Lajme

Isa Mustafa i përgjigjet Francës e Gjermanisë: “Nuk arritëm ta shpëtojmë koalicionin”

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 25 March 2020

Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë i shkruan LDK-së duke i thënë që të mos rrëzojnë Qeverinë Kurti.

Por, pavarësisht këtyre, seanca do të mbahet, shruan gazeta inFokus.

E lideri i LDK-së, i ka kthyer përgjigje këtyre dy vendeve.

-Advertisement-

Isa Mustafa po thotë që bashkëpunimi me këto vende është me rëndësi themelore për LDK-në e Kosovë, por që partia e tij nuk ka faj, por Albin Kurti.

“ashkëpunimi me Gjermaninë dhe Francën sikurse edhe me vendet e tjera të Bashkimit Evropian është me rëndësi thenelore  për LDK-në dhe për Kosovën. Kosova ka gëzuar përherë përkrahje të fuqishme të këtyre vendeve. Prandaj edhe e mirëkuptojmëb brengën e tyre për situatën aktuale në Kosovë.

LDK ka bërë të gjitha përpjekjet ta bindim partnerin tonë të koalicionit për bashkëpunim me mirëkuptim  por nuk kemi arritur. Në vend të kësaj ka bërë vazhdimisht veprime të njëanshme dhe për LDK-në të dëmshme.

Jemi të vetëdijshëm edhe për këtë situatë të Coronavirusit, por këtë e ka zgjedhur dhe e ka shkaktuar z. Kurti dhe jo LDK-ja në asnjë rast dhe me asnjë veprim.

Ministrat tanë do të bëjnë punën për aq sa u krijon hapësirë z.Kurti që ta përballojmë luftën me këtë virus.

Mocioni është një instrument demokratik. Ai tani, sipas Kushtetutës është në të drejtën e deputetëve që e kanë nënshkruaj, jo vetëm e atyre të LDK-së.

LDK siguron se mbetet e përkushtuar për thellimin e  bashkëpunimit me vendet e BE-së, si anëtare e familjes së PPE, për proceset e integrimeve evropiane dhe euroatlantike, dialogut si dhe për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe forëcimin e shtetit ligjor”, tha Mustafa./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera