Lajme

Isa Mustafa i ka dy fjalë për Kurtin, pas deklaratës së SHBA për shkëmbimin e territoreve

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 26 March 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pasi SHBA-të e demantuan Albin Kurtin i cili në seancën për mocionin tha se është i sigurtë që në Washington, Presidenti Hashim Thaci  e ka bërë një marrëveshje me Serbinë.

Mustafa duke i quajtur të dështuar që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, ka thënë se ata duhet të kërkojnë falje nga qytetarët e Kosovës.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”, shkruan Mustafa.

-Advertisement-

Ai thotë se kjo është prova më e mire se VV-ja iku nga pushteti si pasojë e pazotësisë.

“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM”, shkruan ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera