Lajme

Isa Mustafa i bindur në fitoren e Arban Abrashit

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 25 August 2017

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë për media ka prezantuar kandidatin për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashin.

“Ju prezantoj kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, Arban Abrashin , i cili është deputet në Kuvendin e Kosovës, ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenës Sociale, ka qenë zëvendësministër i Integrimeve Europiane, dhe këshilltar i Ministrit për Administrimin e Pushtetit Lokal, është anëtar i kryesisë së LDK-së dhe i këshillit të përgjithshëm.

Mustafa ka vazhduar duke treguar për shkollimin e Abrashit, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Abrashi studimet master i ka përfunduar në Universitet e Britanisë së Madhe në Fushën e Integrimeve Evropiane”

Ai tha gjithashtu se Abrashi do të ketë ballafaqim të vështirë në komunën e Prishtinës sepse nuk është punuar që nga koha kur komuna është udhëhequr nga vet ai.

“ Unë jam bindur që Abrashi do të ketë një ballafaqim të vështirë në komunë e Prishtinës sepse gjatë 4 viteve të fundit nuk është punuar në komunën e Prishtinës. Është punuar vetëm për projektet që i kam kontraktuar më herët, nuk është ndërtuar asnjë shkollë dhe shumë pak në infrastrukturë”

Në fund Mustafa ka thënë se në mesin e 5 kandidatëve LDK ka zgjedhur Arban Abrashin, shkruan Infokusi.com

“LDK kishte kandidatë të tjerë të komunës së Prishtinës, Ismet Beqiqin, Vjosa Osmanin, Lumir Abdigjikun, dhe Avdullah Hotin por ne në mënyrë të përbashkët kemi zgjedhur që Arban Abrashi të jetë kandidati ynë dhe do të ketë përkrahje të gjithë të tjerëve”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera