Lajme

Isa Mustafa i bëhet “konkurrent” Albin Kurtit – angazhon ekspertë për të kryer punët e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 02 April 2020

LDK është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Kjo ani se nisën mocionin i cili u votua për rrëzimin e saj, shkruan gazeta inFokus.

Por, tani sa është Qeveria në detyrë, partia e Isa Mustafës ka ministra brenda ekzekutivit.

-Advertisement-

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Mustafa, ka njoftuar se partia e tij ka angazhuar një ekip ekspertësh.

Këta do të merren me punë që në fakt i takojnë Qeverisë së Kosovës.

Do të identifikojnë masat për rimëkëmbjen ekonomike e financiare, konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësorë e arsimit, shkruan gazeta inFokus.

Deklarata e plotë e Mustafës:

“Qytetarë të respektuar,

Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet.

Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Do të trajtohen  të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.

Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera